Analisti Maliqi: VV i ka në rrezik të gjitha komunat e mëdha

17 Tetor 2021 | 19:29

Analisti Agon Maliqi duke iu referuar publikimit të exit poll-eve të para për zgjedhjet lokale në Kosovë thotë se vërehet një frymë pozitive për partitë opozitare.

Në komunat e mëdha, z. Maliqi thotë se pritet të ketë një balotazh mes Lëvizjes Vetëvendosje me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Mund të shkojmë drejt një skenari ku VV i ka në rrezik të gjitha komunat e mëdha. Jemi pranë një skenari ku VV mund të mos jetë fituese në asnjë komunë”, thotë ai duke shtuar se “VV mbetet parti e karakterit kombëtar dhe e temave nacionale”.

Sipas analistit një rezultat i tillë vjen për shkak se në dy partitë kryesore opozitare ka pasur zhvillime pozitive dhe janë paraqitur në zgjedhje me kandidatë cilësorë.

“Dy partitë opozitare kanë ndryshuar lidershpi dhe kanë sjellë kandidatë cilësor. Votuesit sipas të dhënave të exit poll-eve e kanë shpërblyer ndryshimin”, tha Agon Maliqi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026