Analisti për draft-statutin e Ramës: Prishi pazaret e Kosovës, ndreqi të Serbisë
Analisti Nexhemdin Spahiu komentoi në një intervistë për Euronews Albania reagimin e Albin Kurtit për propozimin e draft-statutit për Asociacionin nga Edi Rama.
Kryeministri i Kosovës, i sugjeroi Ramës se meqënëse Kushtetuta e Shqipërisë kërkon mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve jashtë kufijve, propozimin e tij si fillim duhet t’ia bëjë Vuçiçit për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën.
Sipas Spahiut, nga momenti kur Kosova ka shpallur pavarësinë dhe është shpallur komb më vete, atëherë edhe Shqipëria që e ka njohur Kosovën ka vetëm obligime vllazërore.
“Nuk mundet qeveria e Shqipërisë të merret me të drejtat e shqiptarëve në Kosovë sepse vetë shqiptarët në Kosovë janë ata që bëjnë politikën e tyre. Është tjetër gjë të mbrosh minoritetin shqiptar në Serbi, në Mal të Zi, ku Shqipëria ka obligime, por me shpalljen e Kosovës shtet nuk ka më obligime ndaj shqiptarëve në Kosovë, Shqipëria,” – u shpreh analisti.
Spahiu shtoi se ajo që ka bërë Edi Rama është prishje e pazareve të Kosovës dhe ndreqje e pazareve të Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge