Analisti për partitë e opozitës: Shitën kauzën antiestablishment, u vra shpresa
Analisti, Flogert Muça në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka komentuar mbështetjen e dhënë nga partitë e reja opozitare ndaj kandidaturës së Florian Binajt për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Muça ka kritikuar partitë e reja duke theksuar se tani kanë pranuar rregullat që i kundërshtonin dhe u larguan nga kauzat për të cilat u krijuan.
Analisti theksoi se këto parti morën mbështetje falë fushatës që mbajtën dhe risollën shpresë tek qytetarët që janë të lodhur sipas tij edhe nga Rama dhe Berisha por qëndrojnë në heshtje. Ai shton se Partia Mundësia e Shehajt por edhe partitë e reja braktisën kauzën e tyre duke u përballur me kandidaturën e Binajt të cilën e quajti një fakt të kryer nga Berisha.
“Partitë e reja kanë ndërtuar parti politikë antiestablishment për të shporrur Edi Ramën dhe Sali Berishën regjimin dhe berishimin si shkolle politike. Dhe kjo u dha goxha rezultat. Ka një mase njerëzish që është shumë e madhe që ua ka sjellë këtu Rama dhe Berisha.
Është një mase e frikshme por është e heshtur, më në fund doli një shpresë që kanë bërë një fushatë fantastike. Prisja më shumë nga Lapaj dolën këta me mirë, rezultati ishte ai që ishte. Arsyeja e ekzistencës se tyre jo vetme e Shehajt por edhe Lapajt e Shabanit është antiestabilishment pra të shembin klasën politike kjo u solli x vota.
Fushata e Shehajt dhe të tjerëve ishin kundër Ramës dhe shkollës politike të doktorit. Sot që flasim jemi në kushte që doktori i vuri përpara faktit të kryer dhe këta u dorëzuan. Te gjithë kauzën e tyre e braktisen në sekond. Dhe kush fitoi? Fitoi establishmenti dhe është kalçifikuar Rama-Berisha duke vrarë shpresën dhe partitë e reja vdiqën. Kjo ka ndodhur me apo pa dëshirë. Shehaj në një farë mënyre ka pranuar të luajë më rregullat që i ka kundërshtuar dhe atakuuar dje, me rregullat e Sali Berishës” tha analisti.
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar