Analisti Plator Nesturi: Në këto zgjedhje jenë të avantazhuar deputetët e vjetër

15 Mars 2021 | 21:12

Analisti Plator Nesturi tha në Euronews Albania  se në zgjedhjet e 25 prillit kandidatët që kanë një kontribut të gjatë në politikë janë më të avanatazhuar se të rinjtë.

Ky avantazh i tyre shton ai vjen për shkak të votës preferenciale, ku krahas partisë, qytetarët mund të zgjedhin edhe kandidatin.

“Ajo që unë shoh në këto zgjedhje, shoh që do të jenë të avantazhuar deputetët e vjetër apo ata që kanë një kontribut të hershëm tek ajo që quhet votë preferenciale”, tha ai.

Kjo formulë shton z. Nesturi do të nxisë një garë të brendshme mes kandidatëve të së njëjtës parti politike.

“Pasi vetë të rinjtë nuk do kenë kohë të mjaftueshme apo mënyra të mjaftueshme për t’u evidentuar apo për ta kërkuar votën, gjithsesi kjo  është një betejë, që në vetëvete mund të sjellë dhe atë problematikën, që brenda vetë listës të mos merren me elektoratin, por të merren me një lloj gare me njëri tjetrin”, tha Nesturi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021