Analisti: Presidenti të shkonte në shesh dhe të dëgjonte protestuesit

21 Qershor 2026 | 14:05

Analisti Ben Andoni, i ftuar në Euronews me gazetaren Alba Xhani, ka komentuar protestat që sot hyjnë në ditën e 22-të.

Duke thënë se nuk po kuptohet roli i institucioneve në vend, Andoni kritikoi Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, pasi sipas tij kreu i shtetit duhej të kishte reaguar për situatën e krijuar nga protestat.

Sipas analistit, Presidenti duhej të kishte thirrur kryeministrin Edi Rama dhe t’i kërkonte llogari për zhvillimet. Ai tha gjithashtu se kreu i shtetit duhej të kishte shkuar edhe në bulevard për të dëgjuar protestuesit.

“Presidenti, si përfaqësues i unitetit të popullit, të paktën publikisht duhej ta thërriste Ramën dhe t’i kërkonte një lloj llogarie për gjithë këtë që po ndodh, madje edhe të shkonte në shesh dhe të dëgjonte protestuesit, pasi askush nuk do ta ngacmonte, përkundrazi do të mirëpritej prania e Presidentit në shesh”, u shpreh Andoni.

Ai shtoi gjithashtu se protesta ka tejkaluar pritshmëritë dhe po shfaqet si një zhvillim i rëndësishëm politik dhe shoqëror në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat deri në 10 gradë mbi normalen, ja si parashikohet moti për fundjavën

Në një lidhje live për Euronews Albania me Alba Xhani, meteorologu i MeteoAlb, Hakil Osmani, bëri parashikimin për këtë fundjavë dhe për 10-ditëshin e mbetur...
13:19 | 20/06/2026

Rusia godet me raketa Ukrainën, ambasadori zbulon gjendjen e shqiptarëve në Kiev

Mëngjesin e sotëm, sulmet ruse në Ukrainë kanë goditur me raketa balistike kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo. Në një lidhje...
13:54 | 24/05/2026

Salianji për Euronews Albania, flet pas skualifikimit nga gara: Berisha vetë kandidat përjashtoi kanditatët, absurde

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka dhënë intervistën e tij të parë pas mos pranimit në garën për zgjedhjet për kreun e PD-së në Euronews...
15:04 | 02/05/2026