Salianji për Euronews Albania, flet pas skualifikimit nga gara: Berisha vetë kandidat përjashtoi kanditatët, absurde

2 Maj 2026 | 15:04

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka dhënë intervistën e tij të parë pas mos pranimit në garën për zgjedhjet për kreun e PD-së në Euronews Albania me moderatore Alba Xhanin.

Salianji ka thënë se Berisha ka kapur sipas tij partinë dhe është në bashëkpunim me Kryeministrin Edi Rama.

“Unë nuk pres zbutje nga dikush, sepse nuk ia ka lënë babai atë. Ajo është investim i miliona shqiptarëve dhe demokratëve. PD është aset publik; unë nuk pres që pronari të më japë leje për të hyrë në pronë. Ne jemi bashkëpronarë të gjithë anëtarët e PD-së.

Unë e kam rritur dozën, sepse është ekspozuar. Lëvizja ime ka ekspozuar një gjë, që jemi në një regjim Rama-Berisha. Rama kontrollon institucionet bashkë me këtë zotërinë, sepse Rama ia ka dhënë vulën me të njëjtën trupë gjykuese që më çoi mua në burg.

Do të vazhdoj betejën politike duke i pyetur demokratët: pse ka frikë ai kur ka mbështetje? Pse është frikacak në këtë moshë? Ka 36 vite që dominon PD-në, pse ka frikë?

Po kush është ky në fund të fundit? Ky është një kandidat që përjashton kandidatët e tjerë. Imagjinoni, thotë kam dalë, kam folur të vërteta që thuhen kudo në kafene.

Si mendoni ju se do hyjë në garë me “Sali Kolltukun” dhe do të them se është i jashtëzakonshëm, meqë na ka humbur? Meqë e bëri listën e kandidatëve për deputet siç deshi vetë, meqë bashkëpunon me Ramën, sepse kanë dalë hapur dhe bëjnë “turp” Sali Kolltuku me Edi Ramën.”-tha Salianji.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe për javën në vijim. Sipas tij, dita...
13:04 | 04/07/2026

Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka folur mëngjesin e kësaj të shtune për Euronews Albania me moderatore Alba Xhani. Lamallari ka folur për herë të...
11:11 | 27/06/2026

Aktivistë të VV në protestë? Nurellari: Fakenews! Përdorën edhe tifozët

Këtë të dielë në edicionin informativ me moderatore Alba Xhanin ka qenë i ftuar analisti Adri Nurellari i cili ka bërë një analizë të zhvillimeve...
15:34 | 21/06/2026