Analisti: Pse Kurti i frikësohet Asocacionit të komunave me shumicë serbe

13 Shtator 2023 | 13:54

Analisti, Arbnor Sadiku, ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, ku analizoi takimin e 14 shtatorit që pritet të mbahet në Bruksel mes Kurti dhe Vuçiç.

Sadiku theksoi se kryeministri i Kosovës i frikësohet Asocacionit, pasi krijimi i tij do të rezultonte në kosto politike për LVV-në e cila e ka kundërshtuar me forcë.

Sipas tij në Kosovë çështja e Asociacionit duhet të diskutohej me transparencë ku shoqëria civile të ishte pjesë e paneleve ku diskutoheshin kushtet e Asociaqcionit në mënyrë që të gjendej një model i gjithëpranuar në Kosovë.

“Sigurisht Kurti i është frikësuar krijimit të Asocacionit, pasi që në opozitë ka qënë kundërshtari më i madh i saj dhe në të njëjtën kohë është friksuar për çështjet populiste dhe për çështjet e votave. Në rast se ai do të krijonte një asociacion që do të kishte dëm për Kosovën, sigurisht që në zgjedhjet e ardhshme ai do të dëmtohej shumë dhe ai nuk ka pranuar ta diskutojë këtë gjë publikisht, vetëm e ka diskutuar së brendshmi me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Ka qënë ky drejtim jo transparent pasi nuk kemi pasur takime me shoqërinë civile, me gazetarët, të cilat do të ishin të rëndësishme për të krijuar një ide rreth këtij asociacioni dhe të kemi deri në fund të këtij viti një draft të konsoliduar. Këtë draft t’ia dërgonte bashkësisë ndërkombëtare dhe kjo të negocionte me Serbinë dhe kësisoj mund të kishim një asociacion, i cili do të ishte në formën e tij të plotë, i përshtatshëm dhe i gatshëm të zbatohej sipas marrëveshjes së Ohrit”- tha Sadiku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026