Tërmeti i Durrësit, dështim apo ‘kalë beteje’ për qeverinë, analistët shpjegojnë në Euronews Albania
Sondazhi zgjedhor të Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB tregoi se 60.6% e të anketuarve dhanë një vlerësim pozitiv për qeverinë socialiste në mënyrën si menaxhoi pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa 39.4% e tyre negativisht.
Për Jonila Godole, drejtore e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, vlerësimi për qeverinë lidhur me mënyrën si menaxhoi pasojat e tërmetit të 26 nëntorit është e kuptueshme pasi sa më shumë kalon kohë nga fatkeqësia natyrore njerëzit mësohen dhe çdo gjë që i jepet është shpresë dhe perceptohet si diçka pozitive.
Znj.Godole tha se ajo që bie në sy është vlerësimi më negativ për opozitën, që sipas saj lidhet me faktin se opozita u tregua mohuese dhe kritike ndaj gjithçkaje që bënte qeveria.
Ky qëndrim tha znj. Godole thjesht e ka dëmtuar opozitën, duke lënë të krijohet përshtypja se që të gjitha inaugurimet që ka bërë qeveria janë dhuratë e saj dhe opozita është e tërhequr.
“Duket sikur opozita nuk është e kënaqur që ata po marrin një shtëpi. Opozita duhet të gëzojë për ato pak shtëpi dhe tregojë se ato janë taksat tonë jo dhuratë e Ramës. Opozita u nda nga populli që mbeti pa shtëpi”, tha znj. Godole.
Neritan Sejamini, autori i emisionit ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania, pohoi se Durrësi ka një rëndësi të madhe në rezultatin final të zgjedhjeve.
Ai solli në vëmendje se janë 10% e vendeve në Kuvend që vendosen në qarkun e Durrësit dhe bashkë me qarkun e Tiranës do të vendoset dhe rezultati i zgjedhjeve.
Duke u bazuar dhe në sondazhin në bashkëpunim me kompaninë prestigjoze MRB, analisti doli në konkluzionin se Durrësi në mënyrë të ndjeshme është më i pakënaqur se pjesa tjetër e shoqërisë, favor ky për opozitën.
“Unë nuk di ta them me saktësi se sa punë ka bërë qeveria konkretisht sepse mes informacionit që jep qeveria ka shumë propagandë dhe faktet mes propagandës është e vështirë t’i dallosh, por një gjë e di me siguri, tërmeti është kali i betejës që ka zgjedhur mazhoranca dhe kryeministri Rama për fushatën elektorale,” – u shpreh Sejamini.
Sipas tij fatkeqësia që i ndodhi Shqipërisë ishte fati politik i mazhorancës, sepse i dhuroi “të keqin”. Autori i “Me pak fjalë” në Euronews Albania tha se gjithë të këqijat që i kanë ndodhur Shqipërisë, si tërmeti apo pandemia kanë pasuar si “shpëtimtar” Edi Ramën.
“E gjithë kjo propagandë e përgjithshme është një propagandë se duket që ka efekt,” – përfundoi analisti.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se sinjali i keq në Shqipëri është se politika perceptohet si interes, dhe jo si kontribut për shoqërinë.
Ai theksoi se është detyrë e qeverisë, që të rregullojë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti tragjik i dy viteve më parë.
“Tërmeti ishte një fatkeqësia e natyrës, jo e qeverisë. Politika gjithmonë e më shumë po perceptohet si interes. Siguruisht se qeveria duhet t’i ndërtojë shtëpitë”, tha ai.
Ndërkaq, Arbjan Mazniku, zv.kryetar i Bashkisë së Tiranës thotë se fakti se shumë nga qytetarët e Durrësit janë të kënaqur me menaxhimin e situatës së tërmetit, tregon se qeveria ka bërë një punë më të mirë se sa është krijuar perceptimi.
“Qytetarët e Durrësit mendojnë që situate e tërmeti është adresuar më mirë. Fakti që në këtë zonë që është prekur dhe kanë përjetuar vetë do të thotë që në fakt është komplet e kundërta e asaj që perceptohet”, deklaroi Mazniku.
Pedagogu Blendi Çeka u shpreh se vlerësimi pozitiv është real dhe duhet marrë parasysh pikërisht për faktin se janë pyetur vetë qytetarët e Durrësit të cilët janë ballafaquar drejtpërdrejt me pasojat e tërmetit.
“Sa më larg fenomenit je, aq më shumë informohesh mediatikisht edhe krijon një opinion. Fakti që Durrësi është në këto niveli vlerësimi do të thotë se është vlerësim real sepse janë qytetarët që kanë qenë të ballafaquar në mënyrë të drejtpërdrejte”, u shpreh Blendi Çeka.
Sipas z. Çeka, tërmeti dhe pandemia kanë qenë një lloj shansi për Partinë Socialiste, pasi i kanë dhënë mundësinë të punoje me çështje konkrete duke dhënë produkt të drejtpërdrejtë në një situate të jashtëzakonshme.
“Si tërmeti si pandemia kanë qenë një lloj shansi për qeverinë për të performuar. Natyra e jashtëzakonshme e tyre, dimensioni konkret i ndërhyrjes dhe produkti i drejtpërdrejte i prekshëm e ka ndihmuar partinë socialiste në këtë fushatë”, tha z. Çeka.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta