Analiza e Kreshnik Spahiut: Pse Blinken i ktheu krahët opozitës

15 Shkurt 2024 | 22:24

Juristi Kreshnik Spahiu tha në “Now me Erla Mëhillin” se Antony Blinken në vizitën e bërë këtë të enjte në Tiranë e injoroi shumë opozitën shqiptare.

Sipas juristit fakti që ai nuk mbajti asnjë fjalë në Kuvendin e Shqipërisë, tregon se sekretari i shtetit njeh vetëm një faktor politik në Shqipëri dhe ai është Edi Rama.

“Blinkeni vërtet e injoroi shumë opozitën dhe nuk e takoi, por bëri edhe një gjest tjetër që nuk e bëri Hilary Clinton. Ai mund të zgjidhte fjalën në parlament, por e injoroi edhe parlamentin. As me sy nuk denjoi që ti shikonte. Nuk pranoi të jepte mesazhe në kuvend  që e kanë dhënë shumë sekretarë shteti të mëparshëm.

Nuk pranoi ti takonte as opozitën e Berishës dhe as opozitën e Lulzim Bashës, sepse ka një lloj zhgënjimi të faktorit amerikan edhe me ata që dolën kundër Sali Berishës, sepse një nga një shkuan poshtë ballkonit. Këta e kanë vënë në dyshim se një ditë mund të shkojnë të gjithë poshtë ballkonit. Sot ata dëshmuan se vetëm një faktor politik njohin në Tiranë dhe ai ëhstë Edi Rama”,-tha juristi Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026