Analiza e Kreshnik Spahiut, tregon nëse ka gabime procedurale dosja “Partizani”

22 Tetor 2023 | 21:54

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të diel i ftuar në emisionin “Review” në Euronews albania ku tha se ka pasur gabime proceduriale në dosjen “Partizani”.

Sipas tij masa ndaj ish-kryeministrit Berisha është heqje lirie, gjë që është në shkelje të kushtetutës, duke qenë se Berisha është deputet i Parlamentit.

“A ka probleme proceduriale? Pa dyshim që ka. Neni 288 i kodit të procedurës penale parashikon që për subjekte të cilat kanë mandatin e deputetit të parlamentit e për të cilët kërkohet masa e arrestit me burg, e arrestit në shtëpi, apo çdo lloj tjetër heqje lirie, përfshirë kontrollin e banesës, apo kontrollin personal, duhet të merret autorizim nga Parlamenti.

A është detyrimi për paraqitje, mos largimi jashtë shtetit dhe marrja e pasaportës kufizim lirie, po është. A është masë kufizuese, po është. Asgjë nuk e pengonte organin e akuzës t’i drejtohej kuvendit për të kërkuar marrjen e autorizimit.  Kjo është shkelje proceduriale”,-tha juristi Kreshnik Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026