“Anarki”- Çfarë ndodhi në Francë, bandat sulmuan burgjet dhe u vunë zjarrin makinave

15 Prill 2025 | 15:08

Një seri sulmesh janë kryer gjatë orëve të natës ndaj burgjeve në lokalitete të ndryshme të Francës, ku janë përdorur edhe armë zjarri dhe ku shumë automjeteve u është vënë flaka.

Kështu, përpara hyrjes së burgut në qytetin Tulon u qëllua me armë automatike, ndërsa makinave në parkingun e strukturës iu vur zjarri, bëjnë të ditur mediat franceze.

Përveç rastit në fjalë, sulme të ngjashme u konstatuar edhe në 7 lokalitete të tjera të vendit, përfshirë qytetin e madh të Marsejës.

Duke reaguar në rrjetin “X”, ministri francez i Drejtësisë, Zherald Darmanië deklaroi se administratat e burgjeve ishin përballur me përpjekje për intimidim. Ai njoftoi nisjen drejt qytetit të Tulonit për t’u shprehur autoriteteve lokale mbështetjen e tij.

“Republika Franceze po përballet me problemin e trafikut të drogës dhe po merr masa që do t’i çrrënjosin masivisht rrjetet kriiminale”, deklaroi Darmanië.

Një burim i afërt me hetimet e nisura tha për mediat franceze se sulmet ishin të koordinuara dhe qartazi të lidhura me strategjinë e qeverisë kundër narko-banditizmit.

Në shkurt, qeveria franceze i dha jetë një fushate të re kundër trafikut të drogës, me premtimin se do të reduktojë dhunën në rritje të bandave dhe vdekjet e lidhura me rritjen e importit të kokainës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale

Njëzet e nëntë vende nënshkruan të enjten një marrëveshje për të krijuar Organizatën Botërore të Bashkëpunimit për Inteligjencën Artificiale, një organ ndërqeveritar që Kina thotë...
17:05 | 16/07/2026

Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë

Irani i ka kërkuar Huthëve të Jemenit të jetë gati për të mbyllur rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë...
16:29 | 16/07/2026

Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira

Një gjykatë në Moskë hodhi poshtë të enjten një apel nga Euroclear kundër një vendimi që ajo duhet të paguajë dëmshpërblim prej 233 miliardë dollar,...
16:24 | 16/07/2026