Andi Bushati: Ftesa e Ramës për opozitën është hipokrizi. Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ftuar opozitën që të bashkëpunojnë për zgjedhjen e presidenti të ri, një kohë kur sapo është ngritur Komisioni i Posaçëm Parlamentar për shkarkimin e Ilir Metës për shkelje të Kushtetutës.
Për Andi Bushatin deklarata e z. Rama është “hipokrizi dhe i mungon sensi logjik” pasi sipas tij nuk ka kuptim t’i shtrish dorën opozitës duke akuzuar presidentin se je bërë palë në kauzat e opozitës për mbrojtjen e zgjedhjeve.
“PS akuzon Metën se ka mbrojtur kauzat e opozitës për mos vjedhjen e zgjedhjeve. E fton opozitën që të zgjedhë dikë tjetër që të mos ketë kauza me të. Nga mungesë logjike në arsyetimin e Ramës, deri sa nuk të bind logjikisht ftesa është hipokrizi”, tha ai.
Sipas analistit Andi Bushati, e gjitha kjo po bëhet për të mbytur debatin për manipulimin e zgjedhjeve.
Ndërsa Baton Haxhiu nuk ndan mendim të njëjtë me të duke thënë se Meta si President ka më shumë se dy vite që shkel kushtetutën dhe do të duhej të ishte shkarkuar.
Por nga ana tjetër ai tha se beson se ka shumë pak gjasa që kjo të ndodhi duke theksuar se Ilir Meta do ta çojë deri në fund mandatin e tij si President.
Edi Rama dhe PS nuk kanë asgjë personalisht me Ilir Metën, ka të bëjë me shkeljen e Kushtetutës duke sjellë si raste flagrante mos dekretimin e Gent Cakaj si ministër të Jashtëm dhe Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm.
Z. Haxhoi shtoi se ftesa e Ramës për opozitën mbetet në fuqi edhe nëse Meta nuk shkarkohet.
“Rama ka deklaruar se nuk është më rëndësi se kur fillon dhe kur zgjedhjet presidenti I ri do të doja që ta bëja me opozitën”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit