Andi Bushati: Kandidatët janë të vërtetë, por gara brenda PD s’është reale
Analisti Andi Bushati thotë se pavarësisht se katër kandidatë garojnë për kryetar të Partisë Demokratike, në fakt nuk ka një garë reale. Sipas tij kjo vjen për shkak se tre kandidatët e tjerë hyjnë në kushte të pabarabarta përballë Lulzim Bashës dhe ndaj pas humbje do të duhej të ishte larguar.
“Për mua nuk është reale dhe është një garë që pavarësisht sikur ka shumë konkurrentë, në fakt të gjithë të tjerët janë në kushte të pabarabarta. Të gjithë e dimë se partitë tona janë shndërruar në parti kryetarësh ku është e pamundur që të rrëzohet kryetarin që ka strukturat. Jam pro atyre që mbështesnin një dorëheqje të Bashës pas humbjes së 25 prillit”, tha z. Bushati.
Ndërsa për analistin Baton Haxhiu zgjedhjet brenda PD ofrojnë garë duke sjellë si shembull faktin se përballë z. Basha janë dy kandidatë që konsideroheshin persona të afërt me kryetarin.
“Gara nuk është farsë, dy janë bashkudhëtarë politikë të Bashës dhe janë ashpër me gjuhën e tyre, Shehaj dhe zv.ministrja e tij dhe Kadilli është eksponent i rëndësishëm”, tha ai.
Andi Bushati shtoi në këtë drejtim se “fakti që kandidatët nuk janë fake nuk është kusht i domosdoshëm për një garë reale”. Ai kujtoi nga ana tjetër zgjedhjet brenda në PS, kur Rama garonte përballë Maqo Lakrorit.
Sipas tij “është e pamundur që një parti që nuk ka debat të brendshëm dhe nuk ka fraksione, të gjithë janë sejmenë të kryetarit”, të ketë garë duke theksuar se të gjithë e dinë se Basha do të fitojë.
Këtë situatë ai e lidhi me gjendjen e demokracisë brenda partive në Shqipëri dhe bëri një paralele mes fuqisë së Ramës sot në PS dhe pozitat e tij para 9 vitesh kur drejtonte Fatos Nano, ku tha se “nuk e linin të hynte as në sallë”.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”