Andi Bushati: Rama e ka lidhur fushatën e tij me vaksinimin
Andi Bushati gjatë emisionit “Shock” u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka politizuar fushatën e vaksinimit duke e lidhur atë ngushtësisht me fushatën elektorale të Partisë Socialiste. Sipas tij kjo qasje ka bërë që shumë njerëz që nuk kanë të njëjtat bindje politike me Ramën, ta refuzojnë vaksinën.
“Jam një nga ata që mendoj se Edi Rama bëri mirë që solli vaksinat kineze dhe ruse. Në këtë situatë krize njerëzit kanë nevojë për këto vaksina, bëri mirë, madje ishte i vonuar. Vërejtja që kam është personalizimi i një fushate mjekësore. Shndërrimi në show i një procesi shumë serioz mund të prodhojë efekte të kundërt”, tha analisti.
Andi Bushati nënvizoi se “qeveria duhet të tërhiqet dhe ta lërë si proces shëndetësor dhe jo si proces elektoral” pasi deri tani tha ai rezulton se “PS ka lidhur fushatën e saj elektorale me fushatën e vaksinimit”.
Nga ana tjetër, Baton Haxhiu deklaroi se eksponentë të opozitës kanë bërë deklarata kundër vaksinimit. Sipas z. Haxhiu fushata që po bën kryeministri është e vetmja mënyrë për të bindur njerëzit që të vaksinohen.
“E vetmja mënyrë për t’i bindur njerëzit është kjo mënyrë. Njerëzit kanë frikë që të shkojnë në qendrat e votimit nëse nuk do të kishte vaksinim masiv”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit