Andi Bushati: Rama po përdor vaksinën për fushatë elektorale
Pezullimi i përdorimit të vaksinës së AstraZeneca në shumë vende të BE-së ka ngjallur frikë dhe shqetësim edhe në Shqipëri, dhe kjo faktohet tek një pjesë e mësuesve, të cilët nuk kanë pranuar të marrin injeksionin.
Analisti Andi Bushati në emisionin “Shock” në Euronews Albania thotë se kjo çështje mbart me vete konfuzion të shtuar dhe ajo që e shqetëson është se pse kryeministri Ram e ka tradhtuar “linjën besnike” ndaj veprimeve të Francës, Gjermanisë, Italisë, të cilat vendosën të pezullojnë përdorimi e vaksinës.
“Është një vendim i vështirë, sepse ka shumë konfuzion. Ajo që mund më bën çudi është një fakt: qasje në një vit e qeverisë Rama të cilën nuk e quaj totalisht negative ka qenë që të ndjekë hap pas hapi që ka ndjekur Franca, Gjermania dhe Italia. Problemi është pse pikërisht në këtë rast e ka thyer traditën njëvjeçare, që nuk po sillet si vendet evropiane dhe këtu unë them se ky ndryshim ka ndodhur se interesi politik është vënë përballë interesit të jetës së njerëzve”, tha ai.
Problemi sipas tij në këtë çështje është se kryeministri i vendit e ka kthyer vaksinimin në fushatë elektorale.
“Rama e ka kthyer vaksinën në një fushatë elektorale. Po mbivlerëson votat para jetëve njerëzore”, u shpreh Bushati.
Por, ndryshe nga Bushati, analisti Haxhiu shprehet se shqiptarët nuk duhet të dëgjojnë vendet e Bashkimit Evropian, kur ata përplasen për interesa biznesi, siç e cilësoi rastin e AstraZeneca.
“Shqiptarët nuk duhet ta dëgjojnë BE kur ka përplasje biznesi”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump
- 20:33 Arakchi: Irani dhe Omani do të zhvillojnë bisedime për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit
- 20:28 Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
- 20:23 Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike