Andi Bushati: Si funksionon operacioni i vjedhjes së votës nga Rama

29 Dhjetor 2022 | 22:44

Analisti Andi Bushati e cilëson si operacion të vjedhjes së votës, faktin që Partia e Lirisë me 100 mijë vota, mori 4 deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2021, ndërsa Partia Social Demokrate e Tom Doshit, me vetëm 30 mijë vota mori 3 deputetë.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati u shpreh se kryeministri  Edi Rama e arrin këtë pasi ka nën kontroll policinë dhe SPAK-un.

“Kjo është vjedhja e zgjedhjeve. Kjo është vjedhja e zgjedhjeve, që Ilir Meta me 100 mijë vota merr 4 deputetë, Tom Doshi me 30 mijë vota, merr 3 deputetë.

Ky është operacioni i vjedhjes së zgjedhjeve. Kur ke edhe policinë, SPAK-un dhe Ardi Veliun, domosdo që e realizon këtë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026

“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026