Andi Bushati: Ja masakra e re që po përgatit Edi Rama

29 Dhjetor 2022 | 21:46

Analisti Andi Bushati deklaroi se kryeministri Edi Rama do të kryejë një masakër elektorale në zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit 2023.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati u shpreh se përballë masakrës elektorale, ashtu si Lulzim Basha, edhe kryedemokrati Sali Berisha do të jetë i pafuqishëm.

“Një nga akuzat e forta të Sali Berishës ndaj Bashës, ka qenë që ky nuk diti të jetë fitues ndaj Ramës. Sali Berisha, me apo pa qëllim, mbarsi idenë që unë di ta mund Ramën. Lulzim Basha është mposhtur nga Rama për dobësitë e tij, për pazaret e tij. Ne shumë shpejt do na vijë 14 maji dhe Rama do bëjë një masakër të re.

Shumë opozitarë do e kuptojnë që përballë masakrës së Ramës, edhe Berisha, njësoj si Basha, është po aq i pafuqishëm. Në këtë kuptim, Bashës do t’i bjerë ai miti i humbësit me të cilin u luftua. Mbi këtë mund të ngrhet një fabul e re”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026