Andoni: Berisha të lërë PD-në, nuk përdor dot alibi ndaj sanksioneve britanike
Analisti Ben Andoni thotë se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të lërë drejtimin e Partisë Demokratike, pas shpalljes ‘non grata’ nga Britania e Madhe.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Andoni u shpreh se Berisha duhet të përballet vetë me drejtësinë, teksa shtoi se PD-ja ndodhet para një humnere.
“Mendoj që në këto momente ai realisht duhet t’i hapë rrugë Partisë Demokratike, mjaft e përdori Partinë Demokratike, duhet të përballet vetë me drejtësinë dhe pasojat e saj. Partia Demokratike nuk ndodhet para një kryqëzimi, por para një humnere”, theksoi analisti.
Sipas Andonit, Berisha e ka të vështirë të përdorë një alibi për sanksionet nga Britania e Madhe, sikurse përdori në rastin e SHBA-ve, ku tha se është sponsorizuar nga George Soros.
Andoni nënvizoi se ish-kryeministri po kërkon të bëjë një luftë të pabarabartë me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe.
Sali Berisha deklaroi këtë të premte se i është ndaluar hyrja në territorin e Britanisë së Madhe. Sipas tij, vendimi është në vazhdën e shpifjeve të sponsorizuara nga Soros.
Arsyetimi që Berisha kishte marrë për këtë vendimi ishin lidhjet me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Britani dhe korrupsioni.
Pavarësisht se vendimi është konfidencial, Berisha theksoi se e bëri publik për qytetarët shqiptarë me të cilët ka qenë gjithnjë i vërtetë.
LEXONI GJITHASHTU
Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë