Angjelin Preljocaj zyrtarisht anëtar i akademisë së arteve të bukura të Francës

21 Maj 2025 | 19:48

Koreografi dhe artisti francez i njohur ndërkombëtarisht, me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, është pranuar zyrtarisht si anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada shqiptare në Francë.

“Një ditë e jashtëzakonshme për botërisht të famshmin koreograf dhe artist francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, i cili do të pranohet zyrtarisht si anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës. Ky është gjithashtu një moment i madh krenarie edhe për Shqipërinë dhe për kulturën shqiptare”, – thuhet në njoftim.

Angelin Preljocaj është një nga koreografët më të shquar të baletit bashkëkohor, i njohur për krijimet e tij inovative që ndërthurin elemente të baletit klasik me teknologjinë moderne dhe bashkëpunimet ndërdisiplinore.

Përveç karrierës së tij ndërkombëtare, Preljocaj ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë.

Ai është angazhuar si Drejtor Artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit të Tiranës, duke kontribuar në zhvillimin e artit të kërcimit në vendin tonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026