Poetja franceze në Tiranë, aktivitet mbi kulturën, misticizmin dhe religjionin
“Kultura, misticizmi, religjioni”, ishte aktiviteti që u zhvillua të premten nga Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Poezisë.
Për të folur për këtë temë të ftuara ishin poetja franceze, Laure Cambau dhe poetja Mimoza Ahmeti.
Poetetet lexuan pjesë nga vëllimi poetik “E bardha pa të bardhë” i Laure Cambau, libër i cili është përkthyer në shqip dhe që i kushtohet piktorit shqiptaro-francez Omer Kaleshi.
“Ka qenë vetë Omeri që ma ka frymëzuar këtë. Në pikturat e tij ka një gjysmë të bardhë. E takova Omerin në vitin 2010 në një ekspozitë pikturash në Paris, ai më ftoi të vizitoja atelien e tij. E pashë që çdo gjë që e kishte bërë vetë. Sa herë që dilja nga atelia e tij unë shkruaja nga një poezitë”,- Laure Cambau, poete franceze.
Ndërsa Ahmeti teksa vlerësoi vëllimin e poetes franceze, u shpreh se përmes kësaj të fundit ajo arriti të njoh botën e piktorit me origjinë shqiptaro-maqedonas.
“Përmes një francezeje unë munda të njohë botën e Omar Kaleshit dhe shqiptar maqedonas me origjinë. Arrita të kuptoj në një nivel tjetër se jeta dhe botëkuptimi i këtij autori piktor ndërkombëtar, nuk ishte vetëm një çështje arti , por ishte diçka mjaft e hollë siç është besimi i sufizmit”,-tha Mimoza Ahmeti.
Laure Cambau, jeton në Paris. Poete dhe pianiste, ajo është gjithashtu autore e tregimeve për fëmijë dhe teksteve të këngëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia