“Anglishtja në klasë të parë”, pedagogia: Është e gabuar, i ngatërron nxënësit
Pedagogia Mimoza Karagjozi Kore e ftuar në Euronews Albania tha se futja e gjuhës së huaj që në klasë të parë është e gabuar.
Sipas saj fëmijët në këtë moshë duhet me patjetër të mësojnë mirë gjuhën amtare dhe se përpjekja që të mësojnë dy gjuhë në të njëjtën kohë mund të shkaktojë ngatërresa te ta.
Gjithashtu pedagogia tha se nuk mund të mësohet mirë gjuha e huaj pa ditur më parë atë amtaren.
“Futja e anglishtes në klasë të parë është e gabuar. Fëmija është në moshën kur duhet të thithë strukturat e gjuhës amtare, është momenti kur ai mund t’i ngatërroj pasi nuk di në kë regjistër të shkojë. Kështu që gjuha amtare është mosha e parë ku hidhen themelet dhe baza e shëndoshë, është gjuha e zemrës që krijon në familje dhe në shkollë.
Mbi 10 vjeç edhe mundet, por jo aq të vegjël. Rinia jonë e kanë mësuar 16-17 vjeç dhe e dinë shumë mirë. Që në fillore mua më duket… pa mësuar mirë gjuhën amtare nuk mund të mësosh gjuhë të tjera”,-tha pedagogia Mimoza Karagjozi Kore.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 13:23 Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
- 13:18 OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050
- 12:55 72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur
- 12:49 FIFA e qartë: Anglia fitoi pastër, goli i Bellingham është i rregullt (VIDEO)