Avokati: Nuk ka asnjë provë apo dëshmitarë për akuzat ndaj Kadri Veselit

4 Prill 2023 | 16:06

Po mbahet në Hagë dita e dytë e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sot është radha e palës mbrojtëse të të akuzuarve për të paraqitur argumentet e tyre para Gjykatës Speciale.

Avokati, i ish-kryeparlamentarit të Kosovës Kadri Veseli, Ben Emmerson, tha se ndaj klientit të tij nuk ka as dëshmitarë dhe asnjë provë që ai ka kryer ndonjë prej veprave me të cilat ngarkohet.

“Asnjë nga dëshmitarët nuk e kanë parë Kadri Veselin të bënte diçka të papërshtatshme. Deri javën që shkoi ishte një dëshmitar në listën e ZPS-së, edhe pse kishte vdekur dhe provat ishin në letër. Ishte një dëshmitar që kishte pretenduar se e ka parë Veselin në Kukës duke marrë në intervistë një të ndaluar. Por, ishte e dukshme që në fillim dhe pasi pamë deklaratat e dëshmitë e tij se ky dëshmitar ishte gabuar sa i përket identifikimit të Veselit dhe ai kështu ishte shprehur edhe vetë. ZPS tani e pranon se ky dëshmitar e ka identifikuar gabimisht Veselin. Qëndrimi i ZPS është se është e panevojshme të ndryshojnë aktakuzën për këtë gjë. Ata nuk propozojnë që të paraqesin prova në mbështetje të kësaj”, tha avokati Ben Emmerson.

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson, mohoi akuzat se Veseli dhe UÇK-ja kanë shënjestruar mbështetësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Një prej të metave në thelbin e provave që ka prokuroria është nocioni që e mendon një numër relativisht i vogël i individëve, që udhëheqja e UÇK-së, kanë komplotuar së bashku për të vënë në shënjestër mbështetësit e LDK-së për t’i përndjekur, por siç do ta dëgjoni, ky është një mendim krejt i ndryshëm nga ajo që ka ndodhur në terren”, tha ai.

Sipas Emmerson, “shumica e anëtarëve të UÇK-së ishin mbështetës të LDK-së”.

“Nuk ishin dy grupe më vete, ishin të ndërthurura. Konflikte ka pasur, dallime në mendime ka pasur, si në çdo rast kur bashkohen dy forca politike”, tha Emmerson.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026