Mbrojtja: Thaçi nuk kishte fuqi të parandalonte apo ndëshkonte krimet
Ka nisur në Hagë dita e dytë e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Sot është radha e palës mbrojtëse të të akuzuarve për të paraqitur argumentet e tyre para Gjykatës Speciale.
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, në fjalën e tij hyrëse tha se klienti i tij nuk ka pasur motiv që të kryejë krimet për të cilat akuzohet.
“Ai e dinte se suksesi i UÇK-së varej nga mbështetja ndërkombëtare, sidomos nga SHBA-ja”, tha ai, duke përmendur disa kushte që SHBA-ja i kishte vendosur UÇK-së për funksionimin e saj, që përfshinte atë që të mos sulmonin civilët.
Avokati Kehoe mbështeti pretendimin e tij se Thaçi nuk kishte pushtet që të parandalonte apo ndëshkonte krimet e mundshme gjatë luftës, shkruan rel.
Ai tha se Thaçi, dhe Azem Syla, që atëbotë ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së ishin në Rambuje, kur Syla u shkarkua dhe u zëvendësua me Sylejman Selimin.
“Hashim Thaçi nuk kishte mundësinë të parandalonte apo të ndëshkonte krimet që ndodhnin nëpër zona. Pushteti real u takonte komandantëve të zonave”, tha ai.
Mbrojtja e Thaçit po vazhdon deklaratën hyrëse, duke tentuar që të hedhë poshtë pretendimet e prokurorisë.
Kehoe kundërshtoi gjithashtu një prej pikave kyçe të aktakuzës së Speciales, që thotë se synimi kryesor i Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit ishte të merrnin kontrollin e Kosovës.
“Nuk është aspak e vërtetë”, tha ai.
Ai tha se Qeveria e Përkohshme e udhëhequr nga Thaçi kishte qëllim të ishte me bazë të gjerë, ashtu siç kishte kërkuar SHBA-ja, tha Kehoe.
Në këtë Qeveri të Përkohshme, sipas Kehoe, kishte vend për Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndonëse ky subjekt refuzoi të merrte pjesë. Ky ekzekutiv, sipas mbrojtësit të Thaçit, nuk u krijua për të shënjestruar “kundërshtarët” e as për shfrytëzuar vakuumin e pushtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026