Anija bullgare vazhdon lundrimin pas kapjes së rreth 300 kilogramë kokainë

18 Janar 2024 | 07:25

Autoritetet irlandeze njoftuan sot se anija e mallrave “Verila” me flamur të Maltës, në pronësi të kompanisë bullgare “Navibulgar”, mund të vazhdojë operimin nga porti i Foynes, pas kapjes së rreth 300 kilogramëve kokainë.

Kompania shprehu mirënjohjen e saj për reagimin e shpejtë të autoriteteve hetimore irlandeze kur bëhet fjalë për identifikimin e personave përgjegjës për trafikun e drogës, raporton Novinite.

Dy shtetas bullgarë, Kamen Petkov, 35 vjeç dhe Nikola Jordanov Penchev, 32 vjeç, të dy anëtarë të ekuipazhit të anijes, u paraqitën në Gjykatën e Qarkut në Limerick të akuzuar për posedim dhe posedim me qëllim shitjen ose furnizimin e kokainës në Foynes Harbor më 19 dhjetor.

Akuzat lidhen me sekuestrimin e kokainës me vlerë 21 milionë euro, e cila u zbulua nga dogana në anije teksa hynte në grykëderdhjen e Shannon.

Kompania “Navibulgar” njoftoi se do të nisë procedurat ligjore ndaj personave që konstatohet se janë përfshirë në aktivitete të paligjshme në bordin e “Verila”.

Sekuestrimi i kokainës tregon sfidat me të cilat përballen kompanitë e transportit detar në parandalimin e aktiviteteve të paligjshme në anijet e tyre dhe nënvizon rolin kritik të bashkëpunimit midis enteve detare dhe agjencive të zbatimit të ligjit në luftën kundër trafikut të drogës në det, sipas portalit bullgar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026