Anija ku hëngrën fëmijët polakë, e paautorizuar, denoncon kreu i AKU
20 fëmijë polakë u paraqiten në urgjencën e Vlorës mbrëmjen e së premtes me simptoma helmimi.
Një ngjarje kjo që krijoi shqetësim në opinionin publik shqiptar ne kulmin e sezonit turistik, duke ngritur pyetjen se sa të sigurt jemi për ushqimet që po konsumojmë.
Drejtorja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda tregoi në një intervistë për Euronews Albania se anija ku hëngrën fëmijët polakë ishte e paautorizuar për të shërbyer ushqim në ambientet e saj.
“Nuk verifikuam vetëm anijen ku konsumuan ushqim, por edhe subjektet e tjera ku kanë ndaluar grupi i turistëve, janë marrë mostra për analiza, por rezultatet ende nuk kanë dalë. Në anijen ku ata kishin kryer një tur kishin konsumuar ushqim, ndërkohë që ajo ishte një anije që nuk ishte e autorizuar dhe nuk kishte deklaruar që do të shërbente ushqim”, tha drejtuesja e AKU.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset