Si ndodhi helmimi i turistëve polakë, 6 mln lekë gjobë anijes turistike
22 fëmijë polakë që kishin ardhur në Shqipëri, për pushime përfunduan në spitaline Vlorës, simptoma të helmimit nga ushqimi. Në total 41 ishte numri i turistëve të cilët ishin nisur me autobus nga qyteti i Shkodrës, dhe pasi kanë mbërritur në Vlorë kanë udhëtuar me një anije turistike.
Gjëndja e tyre shëndetësore është stabilizuar ndërsa autoritetet ligjzbatuese kanë nisur të ndërmarrin veprimet e para ligjore për rastin në fjalë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar mbrëmjen e djeshme kontrolle në anijen që bën turin Karaburun-Sazan, me të cilën udhëtuan turistët e helmuar. Ekspertët kanë marrë mostra të ushqimit që është konsumuar nga turistët për t’i dërguar për analizë të detajuar në laboratorët qendrorë në Tiranë. AKU do të nisë testimin për salmonelë, ndërkohë që do duhet 3-4 ditë për të dalë përgjigja e analizave.
Ndërkohë Drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë mostra të feçeve të fëmijëve dhe personave në bord, të cilat po i analizon deri në një përfundim zyrtar për të përcaktuar shkakun nga ka ardhur helmimi.
Mësohet se AKU ka vendosur të ndëshkojë me masë administrative gjobë, në masën 6 milion lekë të vjetra subjektin që operon anijen turistike në fjalë për shkak të “mosplotësimit të kushteve për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit”.
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset