Anija me 102 kontejnerë me mbetje futet në portin e Durrësit

8 Nëntor 2024 | 08:07

Është ankoruar në kalatën nr.7 të portit të Durrësit anija “Moliva”, që në bordin e saj ka 102 kontejnerë të dyshuar me mbetje të rrezikshme.

Puna për shkarkimin e kontejnerëve pritet të nisë që herët në mëngjes dhe procesi i shkarkimit parashikohet të zgjasë rreth 3 orë.

102  kontejnerët me mbetje të rrezikshme, për të cilat prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestrimin dhe ruajtjen nën masa të rrepta sigurie, do të spostohen drejt Porto Romanos në afërsi të EcoPark-ut, ku gjatë këtyre ditëve është krijuar një hapësirë e posaçme.

Transporti me kamion i kontejnerëve do të bëhet po ashtu nën masa të rrepta siguria, si dhe pritet të shoqërohet nga efektivë të forcave të rendit.

Hapësira e dedikuar për vendosjen e kontejnerëve gjatë këtyre ditëve është një pronë e sekuestruar kohë më parë nga AAPSK (Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara).

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026