Drejtori i Rrjetit të Bazelit: Anija në port me lëndë toksike, çfarë kemi zbuluar

28 Tetor 2024 | 10:28

Anija “Moliva”, e cila përmban 102 kontenierë me mbetje të rrezikshme, është anokruar mëngjesin e kësaj të hëne në portin e Durrësit.

Mbetjet industriale, të cilat ishin nisur drejt Tajlandës e që më pas u rikthyen në Durrës, dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese nga hiri i oxhaqeve metalurgjike.

Prokuroria e Durrësit ka shpallur një vendim i cili kërkon që 102 kontenierët me mbetje tosike, të cilët mbërritën mëngjesin e kësaj të hëne në portin e këtij qyteti, të vendosen nën sekuestro.

Jim Pocket, drejtor i rrjetit te Bazelit, mbajti një deklaratë për media nga Porti i Durrësit,  për mediat lidhur me anijen kontejnerë me mbetje toksike që mbërriti këtë të hënë në Shqipëri.

Pocket deklaroi se anija po mbahet 1 km larg bregut dhe pritet që pasditen e sotme të ankorohet në port.

“Jemi këtu me rastin  arritjes së anijes me mbetej toksike me 102 kontejnerë. Presim që anija Moliva të arrijë prapa krahëve tonë dhe të ankorohet pasdite. Do të vinte sot në mëngjes në orën 8, por është kërkuar nga autoritetet të mbahet një km larg bregut. Kemi informacion që kemi kërkuar që kapiteni të vijë dhe të qëndrojë në pritje.

Besoj se kjo shtyrje është për shkak se ju jeni të gjithë këtu. Besojmë se pasdite do të ankorohet, por nuk jemi të sigurt  se çfarë do të ndodhë më pas.

Jemi në dijeni se ka një procedim penal nga Prokuroria për këtë çështje dhe shpresojmë që prokurorët të jenë këtu kur të vijë anija”, tha ai.

Pocket shtoi se sipas tij hulumtimeve që janë kryer, mbetjet e rikthyera në portin e Durrësit janë toksike.

“Shpresojmë që hapja e kontejnerëve të bëhet nën mbikëqyrje të rreptë dhe në transparencë me publikun.

Ka patur shumë polemika për këtë dërgesë. Disa thonë që nuk ka mbetje toksike, por jemi 90% të sigurt se ka mbetje toksike. Presim një analizë të plotë nga organet kompetente.

Jam 100% i sigurt se kjo ngarkesë nuk duhej të transportohej në Tajlandë. Kemi shkuar te fabrika në Tajandë dhe e kemi parë atje. Kemi bërë ekzaminimet tonë dhe kemi gjetur mbetje toksike të rrezikshme, arsenik dhe plumb.

Besojmë se e ka origjinën nga kompania e çelikut e vendosur në Elbasan prandaj janë bërë gjithë vëzhgimet  e nevojshme”, tha Pocket.

Rrjeti i Bazelit, i njohur ndryshe si Rrjeti Ndërkombëtar i Organizatave për Mjedisin (Bazel Convention Network), është një organizatë ndërkombëtare që merret me menaxhimin dhe kontrollin e transportit të mbetjeve të rrezikshme dhe të mbetjeve të tjera përtej kufijve. Kjo organizatë është një pjesë e rëndësishme e Konventës së Bazelit, e cila është një traktat ndërkombëtar që ka si qëllim të mbrojë shëndetin e njeriut dhe mjedisin nga efektet e dëmshme të mbetjeve të rrezikshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026