Anija “Moliva” me 102 kontenierë me mbetje mbërrin në portin e Durrësit

28 Tetor 2024 | 08:11

Anija “Moliva”, e cila përmban 102 kontenierë me mbetje të rrezikshme, është anokruar mëngjesin e kësaj të hëne në portin e Durrësit.

Mbetjet industriale, të cilat ishin nisur drejt Tajlandës e që më pas u rikthyen në Durrës, dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese nga hiri i oxhaqeve metalurgjike.

Kontejnerët u transportuan fillimisht në muajin korrik nga Shqipëria në Trieste të Italisë, ku u ngarkuan në dy anije me qira të kompanisë Maersk.

Ndërsa dy anijet lundronin drejt Azisë Juglindore, grupi BAN dhe partnerët e tij dhanë alarmin dhe punuan pa pushim për t’i ndalur anijet nga vendet transit dhe të refuzoheshin nga Tajlanda.

Gjatë rrugës, të dyja anijet u “zhdukën” nga radarët. Maersku më në fund pranoi t’i kthente kontejnerët në Durrës, pasi ata mbërritën në Singapor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026