Kthimi i mbetjeve, CEO i Bazel: Prodhim i industrisë së çelikut, njësoj si nga Kurum

27 Tetor 2024 | 20:33

Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit Bazel, Jim Puckett, ishte i ftuar në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku komentoi situatën lidhur me kthimin në portin e Durrësit të kontenierëve me mbetje të rrezikshme.

Puckett sqaroi se janë rreth 202 kontenierë, të cilët sipas tij do duhet që të mos jenë hapur gjatë rrugës.

Ai u shpreh se këto mbetje në përbërjen e tyre janë  një material i mbledhur nga prodhime të industrisë së çelikut, pluhur çeliku, të cilat priten të testohen me mbërritjen e tyre në vendin tonë.

“Kjo ngarkesë duhet të ketë 202 kontenierë me vete dhe shpresojmë të mos jenë hapur. Ne kemi kërkuar transparencë të plotë, që të heqim dyshimet e mundshme, që edhte të kuptojmë se çfarë materiali është. Mendojmë se është një material i mbledhur nga prodhime të industrisë së çelikut, pluhur çeliku, njihet si material i rrezikshëm. Njësoj nga fabrika në Kurum. Ne duhet të jemi të sigurt dhe ka shumë dyshime edhe në qeveri. Mbetjet e ngarkuara në korrik janë mbetje që testohen, që ne të provojmë nëse janë të rrezikshme ose jo. Gjatë javëve të fundit ne kemi pasur mundësinë që të vizitojmë ambientet që do të prisnin këtë material dhe aty gjetëm rezultate shokuese. Ne nuk testuam mbetjet sepse nuk u dorëzuan, por shumë ngarkesa të tilla kanë mbërritur në Tajlandë. Morëm disa material të këtij perimetri dhe gjetëm përmbajtje të larta të arsenikut dhe plumbit”, tha Puckett.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026