Kthimi i mbetjeve të rrezikshme, ish-deputeti: Nuk kemi ende deklaratë doganore

27 Tetor 2024 | 19:17

Rreth 2100 tonelata mbetjesh industriale pritet të mbërrijnë në Shqipëri mbrëmjen e së hënës.

Ish-deputeti Igli Cara ka komentuar situatën e këtij importi të mbetjeve të rrezikshme gjatë emisionit “Barometri” në Euronews Albania.

Mbetjet dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, të paketuara në 102 kontejnerë, sipas informacionit nga organizata joqeveritare amerikane Rrjeti i Aksionit të Bazelit.

Cara theksoi se ende nuk kemi një deklaratë doganore nga qeveria, e cila sipas tij duhet të sqarojë kush e organizoi këtë import.

“Qeveria, në fillim, duhet të thotë kush e bëri. A ka dalë një deklaratë doganore? Sot, në këtë moment, nuk kemi një deklaratë doganore. Të gjithë e dinë se ekziston një sistem në Doganë që siguron këto deklarata. Ne nuk dimë kush ishte eksportuesi; sot e kësaj dite nuk dimë çfarë është deklaruar. Nuk dimë emrin e mbetjeve. Sot, qeveria nuk ka një deklaratë dhe tregon një mostransparencë të theksuar të ngjarjes,” tha ai.

Ky situatë ka ngjallur shqetësim tek qytetarët dhe ekspertët, të cilët kërkojnë transparencë dhe veprime të menjëhershme nga autoritetet për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e publikut.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026