Protestë kundër mbetjeve toksike, protestuesit bllokojnë hyrjen në portin e Durrësit

27 Tetor 2024 | 11:16

Rreth 2100 tonelata mbetjesh industrial pritet të mbërrijnë në Shqipëri mbrëmjen e së hënës.

Mbetjet dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, të paketuara në 102 kontejnerë, shkruan organizata joqeveritare amerikane Rrjeti i Aksionit të Bazelit.

Partia Demokratike, ambientalistë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë kanë organizuar një protestë kundër anijeve që pritet të mbërrijnë në vendin tonë pas dyshimeve që përmbajnë mbetje të rrezikshme.

Ata kanë bllokuar hyrjen e portit të Durrësit me një pankartë ku shkruhet “Mbetje të rrezikshme, qeveri toksike”.

Dhjetëra efektivë të policisë së Durrësit janë të pranishëm për të siguruar mbarëvajtjen e protestën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026