Sazan Guri: Po na vijnë mbetje të rrezikshme kancerogjene në Shqipëri
Rreth 2100 tonelata mbetjesh industriale pritet të mbërrijnë në Shqipëri mbrëmjen e së hënës.
Mbetjet dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, të paketuara në 102 kontejnerë, shkruan organizata joqeveritare amerikane Rrjeti i Aksionit të Bazelit.
Ambientalisti Sazan Guri tha në një intervistë për Euronews Albania se mbetjet që po vijnë në Shqipëri janë të rrezikshme dhe kancerogjene.
“Nuk janë pranuar nga vende të tjera, ndër të cilat Tajlanda do ishte vendi pritës. Janë cilësuar mbetje të rrezikshme, unë dyshoj dhe më shumë se kaq që mund të jenë mbetje super të rrezikshme. Nuk janë pranuar në portet e vendeve ku janë gjurmuar dhe ka rezultuar se nuk janë mbetje normale. Ndaj kemi ardhur në protestë në emër të qytetarisë shqiptare. Ne kërkojmë përcaktimin real nga një task forcë jo shqiptare, jemi të sigurt që porti i Durrësit nuk ka asnjë mjet për të identifikuar mbetjet e rrezikshme. Mbetja, unë dyshoj që janë mbetje super të rrezikshme, duke qenë se do ta qasen në tokën shqiptare, ku nuk kemi landfille për t’i trajtuar ato”, tha ai.
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?