Animalistja: Konsumoj molusqe, produkte të bulmetit dhe vezë të pafekonduar
Animalistja, Jonida Çobani Gjoka thotë se ka pesë vjet që ka hequr dorë nga konsumimi i mishit.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Gjoka u shpreh se konsumon molusqe, produkte të bulmetit dhe vezë të pafekonduar.
“Në botë është bërë gjithmonë propagandë kundër mishit, jo vetëm për shëndetin e njeriut por edhe për shëndetin e këtij planeti. Ka 5 vjet që kam hequr dorë nga mishi, absolutisht asgjë. Jam vegjetariane, sepse unë ha molusqet, frutat e detit, akoma nuk kam hequr dorë. Mundohem edhe bulmetin, e ha, edhe vezën e pafekonduar”, theksoi ajo.
Sipas një studimi të ri, konsumimi i mishit duhet të reduktohet me maksimum dy hamburger në javë. Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë që të shpëtojmë edhe mjedisin.
“The State of Climate Action 2022″ shqyrtoi progresin global të 40 treguesve që do të ishin kyç për përgjysmimin e emetimeve globale të gazeve serrë deri në vitin 2030, në përputhje me qëllimin për të kufizuar rritjen e temperaturës.
Aktivistët dashamirës të kafshëve kanë thënë për dekada se niveli ynë i konsumit të mishit është i dëmshëm në disa mënyra thelbësore, dhe së fundmi shkencëtarët e ndryshimeve klimatike kanë shqyrtuar se si industria e mishit ndikon në ndryshimin e klimës.
Hulumtimi i ri nga ekonomistët sugjeron se njerëzit në BE duhet të reduktojnë konsumin e tyre të mishit me 75%.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme