Animatorja Gea Qendro trashëgon talentin në pikturë nga babai i saj Gëzim Qendro
Pasionin për pikturën 18- vjeçarja Gea Qendro e ka pasur që në moshën dy vjeçare. Vajza thotë që talenti e ka nga i ati Gëzim Qendro, i cili ka qenë kritike dhe historian arti shqiptar. Ai ka qenë dhe drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Shqipëri nga viti 1998 deri në vitin 2002.
“Personi i parë që kam vizituar ka qenë gjyshja ime. Babi im Gëzim Qendro ka qenë piktor dhe mbaj mend që më thoshte kritikat dhe mendimet e tij për vizatimet e mia. Gjithçka që di sot e kam nga ai”,- thotë animatorja Gea Qendro për GenZ në Euronews Albania.
GenZ është një produkt i projektit “Youth of Tirana” mbështetur nga Bashkia Tiranë.
Gea ka filluar të mendojë për të ardhmen dhe për këtë ka krijuar një website me punimet e saj. Përveç kësaj është duke krijuar dhe një lojë.
“Kam ndërtuar website me punimet e mia që të më shërbejnë si referim për të ardhmen. Unë dua të krijoj lojra dhe po përpiqem të krijoj një lojë vetë, kam filluar me personazhet me vizatime dhe pastaj do kaloj te programimi”,- shprehet ajo.
Dëshira e Gea për ti kthyer skicat e saj në tatuazhe i pëlqen fotografes Anjeza Dyrmishi.
“Më pëlqeu fakti që ka disa skica që do t’i kthejë në tatuazhe. Është shumë bukur kur biznesi i tatuazheve vjen nga një arstiste që pikturon se është një vendim shumë i rëndësishmë të bësh një tatuazh”,- thotë fotografja Dyrmishi.
Anjeza Dyrmishi mbështet Gean në pasionin e saj për vizatimin e krijimet e saj dhe ka disa këshilla për të rinjtë e talentuar.
“Të rinjtë e sotëm të mos shpërndahen shumë dhe të kenë një objektiv, të përqëndrohen dhe të mendojnë të ardhurat, pasi janë shumë të rëndësishme për të çuar një profesion para. Duhet të promovosh punën dhe talentin tënd”,- përfundon fjalën e saj Anjeza.
Çfarë të presim nga inteligjenca artificiale në vitin 2026?
14-vjeçari Naiel Hoxha që sportin e kacavjerrjes e sheh si një mënyrë jetese
Violinçelisti 17-vjeçar që ka realizuar nëntë recitale
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë