Ankandi për energjinë e erës, çmim tavan 3 herë më të lartë se Karavastaja

18 Shtator 2022 | 12:15

Qeveria nuk pret që çmimi i energjisë elektrike të bjerë në nivelin e para krizës. Ankandi i hapur për parqet eolike përcakton një çmim tavan tre herë më të lartë se ofertat e dy ankandeve të energjisë diellore të Karavastasë dhe Spitallës.

Çmimi tavan i vendosur në ankandin e hapur për parqet e prodhimit të energjisë nga era është 75 euro megavati. Në ankandet e hapura për parqet diellore të Karavastasë dhe të Spitallës, ky çmim ishte 55 euro.

Në të dyja këto ankande fituese u shpall kompania franceze Voltalia me ofertën për t’i shitur shtetit shqiptar 70 për qind të energjisë me çmim 25 euro megavati për Karavastanë dhe 30 euro megavati për Spitallën.

Enti Rregullator i Energjisë thotë në strategjinë e vitit 2019 për burimet e rinovueshme se çmimi tavan duhet të ketë si referencë çmimin e ankandit të fundit, që në këtë rast është ai i Spitallës.

Arsyeja e kësaj diference lidhet së pari me zhvillimet që kanë ndodhur në tregun e energjisë gjatë kësaj periudhe, ku çmimi i një megavati është 7-fishuar dhe së dyti kosto e ndërtimit të parqeve eolike, që është më e lartë se ajo e parqeve diellore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026