”Ankesa” e Ramës në Bruksel, për Bushatin një shenjë nervozizmi, Haxhiu: Tregoi forcën e lidershipit
Takimi i kryedemokratit Basha me Komisioneren e Bashkimit Europian krijoi një atmosferë jo pak të tensionuar në arenën politike.
Sipas Andi Bushati reagimi i Ramës pasi mësoi për takimin ishte një shenjë e qartë nervozizmi ku sipas tij kryeministri përçoi qartë mesazhin se vetëm ai mund t’i bëjë ato “maskarallëqe”, siç u shpreh dhe analisti.
Ndërkaq Baton Haxhiu pohoi se nëse do të ishte në vendin e Ramës nuk do t’i jepte vëmendje takimit të Bashës sepse nëse nuk do të ishte për të nuk do t’i jepej aq shumë hapësirë. Sipas analistit postimi i kryeministrit në Twitter ishte për të treguar në një farë mënyre edhe lidershipin se “ai mund t’i kthehet dhe Bashkimit Europian”.
Sidoqoftë të dy ishin të mendimit se të gjithë aktorët politikë në Shqipëri përpiqen ta përdorin faktorin ndërkombëtar për fushatën e tyre.
“Nuk çuditem sepse në fund të fundit Komisionerja bullgare është pjesëtare e Partive Popullore Europiane dhe sado që të ketë një post zyrtar, partitë simotra ja bëjnë këto qoka njëri tjetrit. Pra, këtu kemi një shkelje të etikës. Një komisionere e Brukselit duket se i shkel syrin PD-së,” – tha Bushati.
Haxhiu nga ana tjetër pohoi se këto takime gjatë fushatës nuk i sjellin vota askujt, sidoqoftë theksoi se kjo fushatë që po bëhet e kërkon një dorë nga Bashkimi Europian.
“Mendoj që Bashkimi Europian qëmoti e ka humbur kujdesin ndaj lidershipit në Ballkan dhe në momente të caktuara tregojnë afrimitete të cilat në etikën politike janë të paqëndrueshme,” – u shpreh analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta