Ankimet mbi zgjedhjet, Bushati: Opozita po paguan hipokrizinë e marshimit të madh drejt fitores
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë kontestuar rezultatin e 25 prillit duke kërkuar që zgjedhjet të përsëriten në disa qarqe, me pretendimin se Partia Socialiste ka kryer një “masakër elektorale” duke tjetërsuar vullnetin e votuesve shqiptarë.
Kjo ishte njëra prej temave, rreth së cilës diskutuan dy analistët e njohur Andi Bushati dhe Baton Haxhiu në emisionin “Shock” në Euronews Albania.
Përballë gazetares Bruna Çifligu z. Haxhiu tha se duhet të kesh në dorë fakte të forta në mënyrë që kërkesa e PD-së për përsëritje të zgjedhjeve të “merret seriozisht”.
“Duhet të kesh shumë fakte, të cilat realisht duhet të jenë serioze. Varet sa janë serioze. Nuk mundemi me paragjykime për të ndërtuar rrëfimin se duhet të rivotohet në nëntë qarqe. Është shumë vonë, për një gjë që ka përfunduar. Unë nuk di që ka fakte”, tha Haxhiu.
Kurse nga ana tjetër z. Bushati aktin e dorëzimit të dosjeve nga ana e PD-së në KAS i cilëson si “show”.
Ai pretendon se zgjedhjet e 25 prillit janë vjedhur, blerë dhe manipuluar nga Partia Socialiste dhe kjo gjë shton Bushati nuk ka ndodhur ditën e zgjedhjeve.
“Ne fakte nuk kemi parë. Në këtë kuptim fakte nuk ka. Unë jam nga ata që besojnë se zgjedhjet janë vjedhur, zgjedhjet janë blerë, zgjedhjet janë manipuluar. Ky manipulim nuk ka ndodhur më 25 prill, sepse më 25 prill loja ka qenë e përfunduar. Pse PD nuk i tha këto përpara, por deri më 25 prill se gjithçka është “ok””, tha ai.
Për Bushatin, opozita shqiptare po paguan sot “çmimin e hipokrizisë” së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili sipas tij në vend, që të sillte prova për manipulim dhe blerje votash, zgjidhte që të artikulohej publikisht se klima parazgjedhore e 25 prillit ishte e qetë.
“Provat janë të më përparshme, nuk janë të 25 prillit, por atëherë që ishte për të folur për provat, Basha bënte teatrin e zgjedhjeve normale dhe sot opozita po paguan hipokrizinë e marshimit të madh drejt fitores, ndërkohë që po shkonte drejt thertores”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit