Ankohen bletërritësit në juglindje: Abuzime me cilësinë e mjaltit
Bletërritësit në juglindje të vendit shprehen të kënaqur me prodhimin nga kosheret e bletëve këtë sezon. Ahmet Hoxhalli është bletërrites nga Devolli, i cili këtë vit ka rritur të sigurojë sasi të kënaqshme të mjaltit.
“Ky vit është më i mirë se viti vjetshëm sidomos po ra shi, mund të mbushen shumë shpejt kosheret me mjaltë,” – u shpreh ai.
“Këtë vit prodhimi ka qenë i kënaqshëm, ata që kishin bletë të fuqishme arritën dhe morën mjaltin, ata që kanë blete të dobëta janë mbrapa,” – shtoi Hoxhalli.
Përpos prodhimit që justifikon edhe mundin e fermerit, Hoxhalli tregon se abuzimet me cilësinë e mjaltit në treg janë të shumta, çka dëmton bletërritësit që e bëjnë këtë punë jo vetëm për të fituar.
“Tregu i shitjes së mjaltit është i vështirë sepse ai nuk është në bazë të cilësisë që duhet, sepse shitet dhe glukozë, jo mjaltë i rregullt. Bletari që është Bletar duhet ta japë që në vjelje, mos ndërhyjë në bletë, mos preke asnjë majë hale, të vijë ta marrë nga këtu. 1’35 shitet shumë mjaltë i falsifikuar nëpër supermarkete dhe dyqane të tjera, bletaret e kanë të vështirë të shesin mjaltin origjinal, ne me shume shesim jashtë, vijnë e marrin sesa në vend,” – tha Hoxhalli.
Në juglindje bletërritësit prodhojnë edhe qumështin e bletës, që ka vlera kurative tek njerëzit. Gëzim Halimi e kryen këtë proces për përfitime monetare. Sipas tij, abuzimet me këtë produkt në treg janë të shumta.
“Është e vështirë për të nxjerre qumështin e bletës sepse nëse do flasim për qumësht pa hile, bleta gjithmonë e nxjerr kur ka sjellje të nektarit dhe polenit, nëse nuk ka do e nxjerrësh me sherbet, duke e futur atë nuk nxjerr qumësht cilësor organik. Klientin e shohim si veten tonë, si fëmijë, jo si klient,” – u shpreh Halimi.
“Fitimi është i mirë, unë shkoj në 80 mijë lekë për 10 gramë,” – shtoi ai.
Qarku i Korçës mbulon rreth 15% të numrit total të familjeve të bletëve në Shqipëri, pra, rreth 52 mijë nga 360 mijë familje bletësh që ka afërsisht në gjithë Shqipërinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)