Mln euro për censin, ministrja Ibrahimi: Kemi blerë tableta, kushton shumë sistemi

18 Shtator 2023 | 21:59

Ministrja Delina Ibrahimaj foli në lidhje me censin që do të realizohet këtë vit.

Në një intervistë për emisionin “Now” në  Euronews Albania, ajo theksoi se të dhënat do të përdoren për qëllime statistikore.

Ajo nënvizoi se censi ka kushtuar 16.9 milion euro për shkak se sistemi kushton shumë, ndërsa theksoi se ky do të jetë viti i fundit që INSTAT bën censin derë më derë.

“Të dhënat  e censit janë të dhëna që flasin për karakteristika ekonomike sociale, të familjes, ka të bëjë me të dhëna mbi bizneset. Këto të dhëna ruhen  nga ligji themeltar i statistikave zyrtare si dhe ruhen nga ligji i veçantë i censit. Kjo do të thotë  se të dhënat do të mbeten të anonimizuara dhe do të publikohen vetëm në formë të mbledhur. Të dhënat do të përdoren për qëllime statistikore.

Censi ka kushtuar 16.9 milion euro. Arsyeja pse ka kushtuar  kaq shumë është s e planifikohet që të jetë viti i fundit që INSTAT bën një cens të kësaj natyre të këtyre përmasave.  Baza e censit do të përdoret për të ndërtuar të gjithë regjistrat statistikor, dhe  censet në vazhdim do të bëhen me kampion dhe jo me dalje derë me derë. 55% e kësaj vlere do të paguhet nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër është nga BE, ka financim nga ambasada suedeze dhe zviceriane”-tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026