Antonio Albaneze fiton zgjedhjet në Australi

21 Maj 2022 | 17:21

Antonio Albaneze pritet të zgjidhet Kryeministri i ri i Australisë pasi udhëhoqi Partinë e Punës në fitoren e parë në zgjedhje pas thuajse një dekade.

Një nga politikanët më jetëgjatë ka rrëzuar nga pushteti konservatorët, koalicioni i të cilëve ishte në pushtet që prej 2013, shkruan BBC.

Ndërsa kryeministri në largim, Skot Morrison e quan veten “buldozer”, Albaneze shihet si “ndërtuesi”.

Pas pandemisë, e cila e ndau Australinë në qytete të veçuara, bashkimi është një në prioritetet kryesore të liderit të ri.

“Do t’i bashkoj australianët. Do të synoj të realizoj synimin tonë të përbashkët dhe të promovojë bashkimin dhe optimizmin, jo frikën dhe ndarjen”, tha Albaneze në fjalimin e fitores të mbajtur të shtunën në darkë.

Antonio Albaneze ka fituar reputacion si mbrojtës i sistemit shëndetësore pa pagesë dhe është mbrojtës i të drejtave të komunitetit LGBT si dhe një tifoz i pasionuar pas regbisë.

Ai ka lindur më 2 mars 1963 në Sidnej dhe është djali i Karlo Albaneze dhe Marjana Elleri. Nëna e tij ishte me origjinë nga Irlanda kurse babai nga juglindja e Italisë.

Mbiemri i tij lidhet me prejardhje ne babait që i përket arbëreshëve të Italisë. Sidoqoftë, Albaneze nuk e di qartë nëse është me prejardhje shqiptare, shkruhet në përshkrimin e tij në Wikipedia.

Babai i tij vinte nga Barleta, qytet i komunës Apulia që ka një popullsi prej mbi 94 mijë banorë.

Ky rajon njihet për një komunitet të madh arbëresh që besohet se i kalon 100 mijë.

Mbiemri Albaneze vjen nga Albania dhe i vendosej dikujt që vinte nga Shqipëria dhe është i përhapur në disa zona të Italisë si Abruzo, Apulia, Kampania dhe Sicili.

Arbëreshët janë refugjatë shqiptarë që u larguan pasi Ballkani u pushtua nga Otomanët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026