Antonio Konte drejt rikthimit në Itali, zbulohet skuadra që mund të drejtojë
Napoli e ka nisur jo mirë kampionatin italian e kjo për disa arsye, të cilat tashmë edhe dihen. Drejtuesit e skuadrës, pavarësisht largimeve të shumta apo edhe situatës delikate me Osimhen, bëjnë me faj trajnerin Garcia.
Ky i fundit është vënë në qendër të kritikave që në momentin e parë kur ka marrë përsipër të drejtojë kampionët e Italisë. Sipas mediave italiane, shkarkimi është çështje ditësh, ndërsa janë shumë pranë akordit me trajnerin Antonio Conte.
Ky i fundit është pa skuadër aktualisht, ndërsa pak muaj më parë mbylli aventurën me Tottenhamin në Premier Leaguen angleze. Conte e njeh shumë mirë futbollin italian, pas ka drejtuar disa skuadra në Serie A, po ashtu dhe përfaqësuesen e “axurrëve”. Gjatë drejtimit të bardhezinjve, 54-vjecari ka fituar 3 herë kampionatin, i fundit ai i sezonit 2013-2014.
Në 8 javë të luajtura kërë sezon në kampionat, Napoli ka vetëm 4 fitore, ndërsa në numëron dhe 2 barazime e 2 humbje. E fundit është ajo me Fiorentinën, e cila i ka përkeqësuar së tepërmi pozitat e Rudi Garcias, të cilit i është bërë me dije se në rast se skuadra nuk ka ndryshim, do të duhet të gjejë një skuadër të re.
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë