Anulimi i seancës plenare, deputetët e PD-së-Kuvendit: Vendimi anti-kushtetues
Deputetët e Partisë Demokratike kanë paraqitur në Kuvend mbajtjen e seancës plenare të datës 13 mars 2023.
Në kërkesën e firmosur nga deputetët demokratë, anulimi i seancës së datës 13.03.2023 nga Kryetarja e Kuvendit, konsiderohet si shkelje e rëndë e Rregullores së Kuvendit.
“Kjo vendimarrje nuk bëhet sipas dëshirës së kryetares së Kuvendit, dhe përgjegjësia bie direkt mbi Kryetaren e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, e cila duke marrë vendimin për anulimin e seancës ka shkelur të drejtën e deputetëve për të përfaqësuar në Kuvend problematikat e zonave të tyre elektorale.
Deputetët e Partisë Demokratike e konsiderojnë anulimin e kësaj seance të datës 13 mars 2023, një akt të rëndë kundër parlamentarizmit dhe një akt anti-kushtetues. Në kërkesën zyrtare të dërguar si më poshtë, ata kërkojnë që zhvillimi i kësaj seance të kryhet normalisht”, theksohet në njoftimin e deputetëve demorkatë.
LEXONI GJITHASHTU:
I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje
Ministri i Bendshëm Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit
GJKKO dënon me mbi 111 vite burg 17 anëtarë të grupit që kultivoi kanabis në sera në Berat
- 15:56 Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Duhet të mbrojmë demokracinë
- 15:40 I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje
- 15:14 Ministri i Bendshëm Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit
- 15:03 GJKKO dënon me mbi 111 vite burg 17 anëtarë të grupit që kultivoi kanabis në sera në Berat
- 14:49 Ministri i Jashtëm i Egjiptit: BE do të na japë në ditët në vijim paketën e ndihmave prej 1.5 miliardë euro
- 14:37 Tre palestinezë të plagosur në sulmin izraelit në një fshat në Bregun Perëndimor



