Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama
Qeveria do të miratojë një reformë të re për kontrollin e territorit, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave publike me ndërtime pa leje.
Kryeministri Rama, në një postim në Facebook, ka publikuar rastin e një shtese lokali që është legalizuar, sipas tij, në hapësirë publike.
Lidhur me raste të tilla, Rama thotë se do të anulohet ligjërisht legalizimi i këtyre lejeve, si dhe do të nisë hetim penal kundër punonjësve të Kadastrës që kanë zbatuar akte të tilla.
Në foton e publikuar nga Rama në rrjetet sociale, duket rasti i një lokali në Tiranë ku legalizimi i këtij objekti është bërë më datë 12 mars të këtij viti, ndërsa me një vendim të datës së sotme, shtesa e legalizuar e këtij lokali në tokë publike është anuluar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
“Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike, në kurriz të komunitetit, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht, por do të miratohet – si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit – edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Kadastrës që kanë firmosur për këto legalizime kriminale”, shkruan Rama.

LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit