Rama mbërrin me helikopter në Vlorë! Gazetari zbardh detaje nga arsyet e vizitës
Direkt pas vizitës zyrtare në Gjermani, kryeministri Edi Rama ka mbërritur me helikopterin e ushtrisë në qytetin e Vlorës. Helikopteri u ul pranë ish-shkollës së aviacionit dhe më pas kryeministri është nisur me eskortën e tij në vilat qeveritare.
Gazetari i Euronews Albania për Vlorën ka bërë me dije se Rama ka mbërritur me një helikopter ushtarak të tipit ‘Cougar’, por nuk ka një agjendë për këtë vizitë. Nga ana tjetër, korrespondenti thotë se sipas informacioneve bëhet e ditur se kryeministri do të ketë një takim ditën e premte me disa ministra.
“Rreth orës 13:00 ka mbërritur ditën e sotme kryeministri Rama me një helikopter ushtarak. Ai është nisur për në vilat qeveritare pas mbërritjes. Ai ka zbritur në ish-shkollën e aviacionit dhe është nisur drejt vilave. Nuk mendohet se ka një agjendë ditën e sotme. Po ajo çka kemi mësuar nga drejtuesit e PS-së, është se kjo është një vizitë private e kryeministrit. Kjo mund të jetë edhe në kuadrin e një takimi që kryeministri do të ketë në Vlorë ditën e premte. Gjithashtu do të ketë dhe përfaqësues të pushtetit vendor.” – tha Harrizi për Euronews Albania.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka bërë disa vizita në pak ditë në Vlorë, në kuadër të një riorganizimi të burimeve njerëzore në administratën publike të vendit, por edhe në kuadër të aksionit mbi lirimin e hapësirave publike.
LEXONI GJITHASHTU:
- “U tha se premë në besë Thethin”, Rama: Është bërë një pushtim kriminal, po hetohet
- Çfarë duhet të dini për “Paketën e Maleve”, si bëhen aplikimet
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit