Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuri që kapin vlerën mbi 1 milion euro të shtetasit N.Gj., i cili është i dënuar nga GjKKO-ja, me 12 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Pas kërkesës së organit të akuzës, gjykata vendosi që të sekuestronte pasuritë e shtetasit në fjalë: 10 apartamente në Durrës, 5 apartamente në Tiranë, 1 njësi tregtare në Durrës, 2 garazhe në Tiranë dhe 1 ndërtesë në Tiranë.
Sipas organeve ligjzbatuese pasuritë e shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij kishin burimin nga aktiviteti kriminal.
Pasuritë e sekuestruara:
- Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 100 m2, ndodhur në objektin “Godinë banimi e shërbimi 2-7-10 kate me garazh (nën tokë)-kati përdhe dyqane”, Durrës;
- Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 60,5m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 62m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 91,6m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 71,2m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 70m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 88,5m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76,8m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 165m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “njësi”, sipërfaqe 60m2, Plazh/13, Durrës;
- Pasuri e llojit “apartament”, me nr.27, me sipërfaqe 75.7 m2, Tiranë;
- Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 103.2 m2, Tiranë;
- Pasuri e llojit “apartament”, me nr.44, me sipërfaqe 80.6 m2; Tiranë;
- Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 12, me sipërfaqe 40,3 m2, Tiranë;
- Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 13, , Tiranë;
- Pasuri e llojit “apartament”, me nr.5/449+2-15, me sipërfaqe 68,85m2, Tiranë;
- Pasuri e llojit “ndërtesë”, me nr.6/319/ND, me sipërfaqe 115.8 m2, Tiranë.
- Pasuri e llojit “apartament”, me nr.3/138+1-2, me sipërfaqe 83,1m2, , Tiranë.
- Kuotat e shoqërisë “Erini-2013” sh.p.k.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
- Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim Altin Lamçen, akuzohet për vrasje në tentativë
- Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 45-vjeçarja në Fier