Apartamente e qindra mijëra euro, SPAK konfiskon pasuritë e të dënuarit në Belgjikë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar pasuritë e shtetasit Flamur Sinanaj, i cili rezulton i dënuar nga gjykata në Belgjikë për trafik droge, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.
Sinanaj është dënuar nga gjykata në Antverpen me 8 vjet heqje lirie pasi është gjetur fajtor në veprimtarinë e trafikut të kokainës, si pjesë e një organizate kriminale që operon në Belgjikë.
Me propozim të SPAK, Shkalla e Parë e GJKKO, ka konfiskuar pasuritë e këtij shtetasi brenda territorit shqiptar, ku përfshihen, apartamente, automjete luksoze dhe dy llogari bankare njëra prej të cilave me vlerë 660 854 Euro.
Pasuritë e ardhura nga aktiviteti kriminal i këtij shtetasi do t’i kalojnë shtetit.
NJOFTIMI I SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në parashikimet e ligjit nr.10 192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasit Flamur Sinanaj dhe personave të lidhur me të.
Shtetasi Flamur Sinanaj, është subjekt i ligjit nr.10 192/2009, pasi në bazë të vendimit nr. 5736 datë 01.12.2010, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Antverpen, dega Antverpen, dhoma 8C, është dënuar me 8 (tetë) vjet heqje lirie dhe 5.000 (pesë mijë) Euro gjobë, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, të llojit kokainë”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, si pjesë e një organizate kriminale, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.1, datë 09.01.2024, (vendim i cili ka marrë formë të prerë në datën 09.04.2024), ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të luajtshme dhe paluajtshme, si më poshtë:
Apartament me sipërfaqe 76.5 m2, me adresë rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 70.000 Euro;
Njësi me sipërfaqe 163 m2, me adresë rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, përfituar sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 280.000 Euro;
Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 123 m2, në Rrugën “Reshit Petrela”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 15.990.000 Lekë;
7 (shtatë) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 660 854 Euro;
3 (tre) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 7.574.664 Lekë;
Motorr Uji “Yamaha”, tipi motor Deti “Jetski”, viti i prodhimit 2016;
Varkë Vetorizine e përdorur “Yamaha 242X Limited USA”, viti i prodhimit 2017, me gjatësi 7.45 m;
Automjet, marka “GMC”, modeli SIERRA SLT, tipi Kamion, viti i prodhimit 2011;
Automjet, marka “Mercedes Benz”, modeli B180CDI, tipi 146, viti i prodhimit 2012;
LEXONI GJITHASHTU:
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para
Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve
- 17:02 Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)
- 17:01 Samiti i NATO-s, Trump rikthen thirrjen që SHBA-të të marrin nën kontroll Groenlandën
- 16:44 Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
- 16:41 Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 16:38 Nigel Farage jep dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton
- 16:36 Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim