Apeli i dha vulën Berishës, vjen reagimi i parë nga grupimi i Bashës

11 Qershor 2024 | 14:19

Edvin Kulluri, Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në grupimin e Lulzim Bashës, ka komentuar në studion e Euronews Albania vendimin e gjykatës për dhënien e siglës së PD Sali Berishës.

Kulluri tha se vendimet e gjykatave respektohen, ndërkohë që deklaroi qartë se nuk do t’i bashkohet Partisë Demokratike të ish-kryeministrit Berisha.

Ai shtoi se 104 mijë vota që mori PD në vitin 2023, ishin vota kundër Berishës dhe modelit të tij dhe nuk do të kthehen më aty.

“Unë vetë i kam të qarta bindjet e mia konservatore. Unë me Sali Berishën kryetar partie dhe me këtë mënyrë si funksionon atje dhe me Sali Berishën kandidat për kryeministër, që është i humbur që pa nisur, nuk mund të bashkohem. Nëse ndryshojnë rrethanat për të cilat unë kam qenë kritik në vijimësi ndaj Bashës dhe Berishës dhe ndaj Rithemelimit, nga ky pozicion që jam unë nuk bashkohem me askënd. Unë nuk menodoj se nëse bashkohem unë, në një bashkim të paprinciptë nuk i jap ndonjë gjë vendit, aq më pak vetes, sepse burri përpara se të dalë në punë duhet të ruajë fytyrën. Ato 104 mijë vota, të cilat mund të jenë dhe më shumë, Rithemelimi duhet t’i harrojë pasi ishte votë kundër Berishës dhe modelit të tij, kam thënë që ajo votë nuk ishte votë e Lulzim Bashës”, tha Kulluri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026