Apeli i GJKKO e la në burg, reagon Ilir Meta: Asnjë çudi nga drejtësia me regji

30 Janar 2026 | 14:04

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga qelia pas vendimit të Apelit të GJKKO për të lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj tij.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Meta shprehet se nuk është më i surprizuar nga ajo që e cilëson “drejtësi me regji”.

“Asnjë çudi nga drejtësia me regji. Sot gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të mi kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi.

U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin tim.

Për më shumë komunikojmë nesër”, shkroi Meta në Facebook.

Gjykata vendosi sot mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri Ilir Meta, përmes mbrojtësit të tij, avokat Gylsen Zhllima, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe kreu i PL u hetua nga SPAK për tre çështje: CEZ-DIA, lobimi i LSI-së në SHBA dhe hetimi pasuror. Dosja e tij ende nuk është dërguar për gjykim, ndërsa Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Meta u arrestua të hënën më 21 tetor të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

“Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë

Eksperti i sigurisë nga SHBA, Adrian Shtuni, ka analizuar konfirmimin e sotëm që dha Mark Rutte gjatë një konference për samitin e ardhshëm të NATO-s...
21:59 | 08/07/2026