Apeli i GJKKO jep vendimin për anëtaren e vetingut Etleda Çiftja
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur të lejë në fuqi vendimin e pafaqjësisë së Shkallës së Parë për anëtaren e vetingut Etleda Çifteja.
Anëtarja e vetingut u hetua për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Fshehje të pasurisë”, me SPAK që kërkoi një dënim me 1.6 vite burg.
Por ashtu sikurse Shkalla e Parë edhe Apeli i GJKKO, rrëzoi pretendimet e akuzës dhe la në fuqi vendimin e pafajësisë për anëtaren e vetingut.
“Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.Ç, për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.Ç, për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale”, thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO-së.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë